Edon Zhegrova është duke u përcjellë nga një tjetër skuadër e elitës së futbollit italian.
“Corriere di Bergamo” raporton se Atalanta e pëlqen sulmuesin e krahut që aktualisht është futbollist i Lillet në Francë.
Zhegrova ka pasur edicion të mirë me Lillen deri në momentin e lëndimit.
Ai nuk ka luajtur për Lillen prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar.
Ka pasur telashe me muskujt aduktorë, por që e ka lënë prapa atë lëndim.
Zhegrova 26-vjeçar ka luajtur në 21 ndeshje me Lillen në sezonin që ka përfunduar.
Ka kontribuuar me tetë gola e dy asistime.
Të mërkurën në mbrëmje luajti në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për 60 minuta, në “Ndeshjen e Yjeve”.
Ndeshja revyale përfundoi 6:6.