Ai ka luajtur vetëm 963 minuta për Sionin dhe 155 minuta për Baselin. Dhe në bazë të statistikave të paraqitura nga gazeta e madhe zvicerane “Blick”, Kololli shënoi për ekipin e Sionit çdo 120 minuta. Shaqiri ka shënuar çdo 140 minuta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara Kolollit është vetëm Philipp Otele të Baselit, i cili ka shënuar çdo 117 minuta lojë.
Kololli shënoi tetë gola për Sionin që nga rikthimi i tij në janar te kjo skuadër.
“Jo keq, apo jo? Jam i kënaqur. Shumë njerëz më thanë që do të ishe kampion me Baselin nëse do të kishte qëndruar. Por për mua është ndryshe. Nuk luaja më atje. Dhe nëse do të isha bërë kampion në atë mënyrë, pa luajtur, nuk do të ndihesha kampion i vërtetë. Por këtu gjithçka po shkon në mënyrë të shkëlqyer. Nuk do ta kisha menduar kurrë këtë gjashtë muaj më parë”, ka thënë Kololli, shkruan “Blick” të dielën.
Kololli dy golat e fundit i shënoi të shtunën në fitoren 2:1 të Sionit ndaj Grasshopperit. Sioni është në vendin e nëntë me 44 pikë.