Futboll

Pensionohet Ivan Rakitiq

Foto: Reuters

Pas pushimeve familjare, Ivan Rakitiq, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. 37-vjeçari ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli dhe nuk do të luajë për klubin kroat Hajduk Split. Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia e konfirmoi lajmin për “Dnevnik NoveTV”. 

“Rakitiq po i jep fund karrierës së tij”, ka thënë trajneri Garcia.

Rakitiq për Kroacinë luajti 106 ndeshje, ndërsa shënoi 15 gola. Bëri karrierë të madhe sidomos në Spanjë. Ai luajti për Barcelonën 200 ndeshje. Ishte në dy periudha edhe te Sevilla, derisa në vitin 2005 kishte debutuar në ekipin e parë të Baselit.

Ai e ka fituar një herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe i ka katër tituj të Spanjës.

Me Sevillan ka fituar dy herë Ligën e Evropës. Me Baselin ka fituar një Kupë të Zvicrës. Ka fituar edhe disa çmime individuale.