Futboll

Pafos e Bodo/Glimt marrin pikë në udhëtim

Olympiacos - Pafos

Foto: Associated Press

Ekipi qipriot Pafos dhe ai norvegjez Bodo/Glimt kanë siguruar nga një pikë në udhëtim të mërkurën në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve. 

Pafos barazoi pa gola në Greqi ndaj Olympiacosit. Ekipi qipriot po luan për herë të parë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve. 

Bodo/Glimt ka siguruar pikë në udhëtim ndaj Slavias së Pragës. Kampioni norvegjez u kthye nga disavantazhi 2:0 dhe barazoi 2:2. Youssoupha Mbodji (23’, 74’) shënuan për Slavian, ndërsa Daniel Bassi (78’) dhe Sondre Fet (90’) shënuan për Bodon.