Ndeshja Union SG – Bodo/Glimt ka dhënë shumë gola, por jo edhe fitues.
Takimi i parë i raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve i luajtur të martën mbrëma përfundoi baras, 3:3.
Pjesa e parë përfundoi baras, 2:2, ndërsa në fund të pjesës së dytë, skuadrat shënuan nga një gol për rezultatin përfundimtar, 3:3.
Tek Union SG luajti nga minuta e 56-të, mesfushori kosovar Besfort Zeneli.