Me fitore 5:0 e ka nisur Ligën e Kampionëve skuadra e madhe gjermane, Bayern Munich, që të enjten mbrëma fitoi ndaj Bodo/Glimtit norvegjez.
Të gjitha pesë golat, skuadra gjermane i shënoi në pjesën e dytë.
Jamal Musiala la prapa javët jo të mira me shëndet, luajti si titullar dhe shënoi në minutën e 47-të me asistim të Harry Kanet.
Kane më pas shënoi me asistim të Michael Olises për 2:0.
Alphonso Davies realizoi për 3:0, ndërsa dy golat e fundit i shënoi francezi Olise. Të dy golat e fundit ishin shumë të bukur.
Bodo/Glimti nga minuta e 87-të luajti me një futbollist më pak në fushë.
Musiala shënon golin e parë pas javëve të vështira
Jamal Musiala e ka shënuar golin e parë pas javëve të vështira me shëndet. Ai kishte kolapsuar dy herë në fushë. Por të enjten e ka shënuar golin e parë për Bayern Munichun ndaj Bodo/Glimtit, me të nisur pjesa e dytë.
Bayerni është duke fituar 1:0.
Bayerni pati iniciativën por nuk shënoi
Bayern Munichu e ka pasur iniciativën në pjesën e parë duke krijuar shumë raste për shënim ndaj Bodo/Glimtit, por nuk ka arritur të shënojë.
Pjesa e parë është mbyllur 0:0.
Janë mbyllur edhe pjesët e para të tri ndeshjeve tjera që kanë nisur në orën 21:00.
Manchester Unitedi është duke fituar 3:0 ndaj skuadrës debutuese në Champions, Sabah Baku.
Como në debutim është duke shkëlqyer. Pjesën e parë e mbylli me rezultatin 2:0 ndaj Leipzigut.
Pa gola është mbyllur edhe pjesa e parë e ndeshjes Slavia Praga – Lens.
Pas telasheve shëndetësore, Musiala kthehet titullar
Trajneri Vincent Kompany ka vendosur që yllin gjerman të futbollit, Jamal Musiala, ta inkuadrojë në formacionin titullar te Bayern Munichu, në ndeshjen ndaj Bodo/Glimtit.
Ndeshja nis në orën 21:00
Musiala pati dy kolapsime në fushë në dy ndeshje rresht, ndërsa në fundjavën e kaluar i luajti 33 minuta ndaj Schalkes në barazimin 0:0 në Bundesligë.
Formacioni i Bayern Munichut:
Neuer, Davies, Laimer, Tah, Upamecano, Laimer, Kimmich, Pavloviq, Olise, Musiala, Luis Diaz, Kane
Formacioni i Bodo/Glimtit:
Haikin, Bjorkan, Bjortuft, Nielsen, Sjovold, Brunstad Fet, Berg, Kitolano, Blomberg, Helmersen, Auklend

Lensi fiton me gola të minutave shtesë
Dy gola në minutat shtesë i shënoi skuadra franceze Lens të enjten mbrëma, për fitoren 3:2 në udhëtim te Slavia Praga.
Vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 49-të, kur me të kuq u ndëshkua Mikulas Konecny.
Por, arritën epërsinë 1:0 me Danijel Sturm. Mysafirët barazuan me Abdallah Siman.
Sturm shënoi për 2:1 në minutën e 88-të. Por, ishin golat e Florian Thauvinit dhe Ruben Aguilarit, që e përmbysën rezultatin në minutën e 91-të dhe të 93-të.
Debutim ëndrrash për Comon në Champions
Como e Cesc Fabregasit ka pasur debutim ëndrrash në Ligën e Kampionëve. Fitoi thellë 4:1 në xhiron e parë të fazës së ligës ndaj Leipzigut, 4:1.
Martin Baturina, Anastasios Douvikas, Assane Diao dhe Maximo Perrone, i shënuan golat e fitores së thellë.
Andrija Maksimoviq e shënoi golin e vetëm për skuadrën gjermane.
Te Leipzigu nga minuta e 70-të luajti Brajan Gruda.
Man. Unitedi fiton thellë ndaj Sabah Bakusë
Manchester Unitedi që është kthyer në Ligën e Kampionëve pas dy vjetësh, ka shënuar fitore të thellë në xhiron e parë të Championsit.
Unitedi e mposhti skuadrën debutuese nga Azerbajxhani, Sabah Baku, 4:0.
Matheus Cunha, Bruno Fernandes e Benjamin Sheshko shënuan në pjesën e parë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Lisandro Martinez në minutën e 68-të.
Në fundjavë, Manchester Unitedi përballet në derbin e qytetit me Manchester Cityn.