Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Operohet Rudiger, mungon dy muaj

Antonio Rudiger

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, i është nënshtruar një operimi.

Rudiger ka këputur meniskun e jashtëm në gjurin e majtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Antonio Rudiger iu nënshtrua sot një operimi pas një këputjeje në meniskun e jashtëm të gjurit të majtë. Rudiger do të fillojë procesin e rikuperimit së shpejti”, shkruan në njoftimin e klubit mbretëror të martën.

Reali nuk ka dhënë detaje se kur Rudigeri do të jetë i gatshëm të luajë, por mediumet spanjolle kanë raportuar se ai pritet të mungojë dy muaj.

Gjermani Rudiger do t’i mungoj Realit në ndeshjet e mbetura në La Liga.

Me shumë gjasa 32-vjeçari Rudiger do të mungoj edhe në Kupën e Botës për klube.