Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nuk gabon Interi, fiton ndaj Cagliarit

Inter

Pas fitores në “Champions” në mesjavë, Interi, e ka vazhduar formën e mirë edhe në Serie A. Interi të mërkurën në “Allianz Arena” e fitoi çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munchenit.  Skuadra e drejtuar nga trajneri, Simone Inzaghi, fitoi edhe të shtunën mbrëma në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit italian. 

Interi në shtëpi e mposhti Cagliarin me rezultatin, 3:1. 

Marko Arnautoviq i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 13-të. Lautaro Martinez e dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të. Mysafirët shifrat i ngushtuan në minutën e 48-të me golin që e realizoi Roberto Piccoli. Shtatë minuta më pas, Yann Bisseck, e realizoi golin përfundimtar për 3:1. 

Tek Interi nga minuta e 84-t në lojë u inkuadrua Kristjan Asllani. 

Ndërkohë te Cagliari në bankën e rezervistëve ishte portieri Alen Sherri. 

Edhe Interi shkëputet edhe më shumë në krye të tabelës Futboll Interi shkëputet edhe më shumë në krye të tabelës

Interi vazhdon të jetë lider me 71 pikë. 

Cagliari ka 30 pikë në vendin e 15-të.