Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nottinghami deklason Brightonin

Wood

Chris Wood ka shënuar “hat-trick” në fitoren 7:0 të Nottingham Forestit ndaj Brightonit të shtunën në kuadër të xhiros së 24-t të Premier Leagues angleze.

Ishte përgjigje pozitive e kësaj skuadre pas disfatës së thellë 5:0 në udhëtim te Bournemouthi në xhiron e kaluar.

Por, një javë më pas, e shënoi fitoren më të thellë në histori të klubit në Premier League, ndaj Brightonit.

Autogoli i Lewis Dunk dhe golat nga Morgan Gibbs-White e Wood, u panë në pjesën e parë nga tifozët e mbledhur në stadium.

Skuadra e tyre shënoi edhe katër herë tjera në pjesën e dytë.

Edhe Nottinghami e Braga i fitojnë ndeshjet e para gjysmëfinale Futboll Nottinghami e Braga i fitojnë ndeshjet e para gjysmëfinale

Wood e kompletoi tregolëshin pas realizimeve në minutat 64 e 69.

Neco Williams në minutën e 89-të dhe Jota Silva në minutën e 91-të, i shënuan golat e fundit në ndeshje për vendësit.

Ishte fitorja më e madhe në këtë edicion të Premier Leagues.

Brajan Gruda mbeti në bankën rezervë te mysafirët.

Edhe Nottinghami fiton thellë ndaj Sunderlandit të Xhakës Futboll Nottinghami fiton thellë ndaj Sunderlandit të Xhakës

Nottinghami mbetet në pozitën e tretë me 47 pikë pas 24 ndeshjeve.

Ndërkohë, Brightoni mbetet me 34 pikë.