Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli fiton dhe i afrohet zonës Champions

FC Liverpool

Liverpooli ka regjistruar fitore shumë dramatike të dielën në udhëtim te Nottingham Foresti në Premier League, me gol të minutës së 97-të. 

Alexis Mac Allister e shënoi golin e pikëve të plota për “të kuqtë” që fituan 1:0. Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën e shënoi një tjetër gol në minutën e 89-të, por që u anulua për prekje me dorë nga VAR-i. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Liverpooli i trajnerit Arne Slot nuk u dorëzua dhe doli nga fusha me pikët e plota. Ishte fitorja e tretë rresht në të gjitha garat për Liverpoolin, që tani i ka 45 pikë pas 27 ndeshjeve të luajtura dhe zë vendin e gjashtë. Nottingham Foresti mbetet në vendin e 17-të me 27 pikë. 

Të dielën, fitore të madhe për mbetje në elitë regjistroi Crystal Palace që e mposhti ekipin e vendit të fundit, Wolverhamptonin. 

Ladislav Krejçi u ndëshkua me të kuq te mysafirët në minutën e 61-të, kurse golin e fitores për vendësit e realizoi Evann Guessand, në minutën e 90-të. 

Crystal Palace i ka 35 pikë në vendin e 13-të, kurse Wolvesi mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.