Liverpooli është turpëruar në “Anfield” nga skuadra e Nottingham Forestit. “Të Kuqtë” janë mposhtur thellë nga Nottinghami të shtunën me rezultatin, 3:0.
Për kampionin në fuqi të Anglisë ishte disfata e gjashtë këtë edicion në elitë. Ka edhe gjashtë fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 12-të të Premier Leagues.
Mbrojtësi brazilian, Murillo, e hapi serinë e golave në minutën e 33-të.
Dy minuta më pas, Nottinghamit, iu anulua edhe një gol i Igor Jesusit.
Nicolo Savona shënoi për 2:0 në minutën e 46-të.
Realizatori i golit të fundit ishte Morgan Gibbs-White në minutën e 78-të.
Liverpooli ka mbetur prapa në garën për titull kampioni. Ka 18 pikë në pozitën e 11-të.
Nottinghami ka 12 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.