Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një pjesë për Zhegrovën në miqësoren e Juves me Interin

Edon Zhegrova

Pasi shënoi ndaj Chelseat, Edon Zhegrova të shtunën startoi te Juventusi në miqësoren ndaj Interit, të zhvilluar në Perth të Australisë.

Zhegrova luajti vetëm në pjesën e parë të ndeshjes që Interi e fitoi 2:1.

Federico Dimarco shënoi në minutën e 20-të për Interin.

Andy Diouf shënoi golin e dytë për kampionin italian në minutën e 62-të. Francisco Conceicao, që zëvendësoi Zhegrovën, realizoi për Juven në minutën e 85-të.