Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vushtrria e fiton barazhin e parë, tani përgatitet për ndeshjen vendimtare

vushtrria

Vushtrria e ka fituar barazhin e Ligës së Parë me Lirinë e Prizrenit.

Të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Vushtrria fitoi 3:1 përballë Lirisë së Prizrenit.

Tani do të nisë përgatitjet për ndeshjen vendimtare, barazhin me skuadrën e Superligës, e cila ende nuk është vendosur se kush do të jetë.

Liria e nisi mirë ndeshjen dhe realizoi me Dijar Nikqin në minutën e 10-të.

Shifrat në 1:1 i barazoi Daut Maxhuni, në minutën e 36-të.

Edhe Sot luhet barazhi i Ligës së Parë Futboll Sot luhet barazhi i Ligës së Parë

Në minutën e 55-të, Theophilus Solomon e kaloi në epërsi Vushtrrinë, pasi ishte i saktë nga penalltia.

Gol për Vushtrrinë në minutën e dhjetë të kohës shtesë shënoi edhe Urim Statovci. Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.

Liria ishte në vendin e dytë të Grupit A të Ligës së Parë, ndërsa Vushtrria e dyta në Grupin B.  

Drenica dhe Prishtina e Re e siguruan promovimin direkt në Superligë.

Vushtrria në ndeshjen e barazhit për ngjitje në Superligë do ta luajë ndaj Llapit apo Suharekës.

Llapi është në pozitën e barazhit aktualisht, të tetën, me 44 pikë.

Dy pikë më pak i ka Suhareka në vendin e nëntë.

Edhe Vushtrria kthehet në Superligë pas gjashtë vjetësh Futboll Vushtrria kthehet në Superligë pas gjashtë vjetësh

Feronikeli 74 do të bëj gara në Ligën e Parë në edicionin e ardhshëm.


Nis pjesa e dytë e barazhit të Ligës së Parë, baras në Klinë

Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ka nisur pjesa e dytë e barazhit të Ligës së Parë mes Vushtrrisë dhe Lirisë.

Rezultati është i barabartë, 1:1.

Dijar Nikqi shënoi në minutën e 10-të për Lirinë, kurse Daut Maxhuni i barazoi shifrat për Vushtrrinë në minutën e 36-të.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë ndaj vendit të tetë të Superligës.

Edhe Liria fiton pikë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit Futboll Liria fiton pikë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit

Llapi dhe Suhareka po luftojnë për atë pozitë.

Llapi është i teti aktualisht me 44 pikë, ndërsa Suhareka ka dy pikë më pak.