Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

Drita

Drita të enjten mbrëma e arriti suksesin historik në debutim në Ligën e Konferencës. 

Skuadra gjilanase e siguroi plejofin e fazës nokaut. Edhe Shkëndija e Tetovës avancoi tutje nga faza e ligës. 

Gjithsej, 24 skuadra kanë avancuar në fazën tjetër të garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia, ndërsa tetë të parat shkuan direkt në 1/8 e finales. 

UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve me koeficientin më të lartë, në ciklin pesëvjeçar të garave evropiane, prej 2021/2022 deri në edicionin 2025/2026. 

Drita tani zë vendin e 113-të me 13.625 pikë. Ballkani nga klubet e Kosovës është i dyti, përkatësisht në pozitë e 148-të me 10 pikë. Prishtina ka 3.5 pikë dhe renditet e 280-ta.  

Edhe Shkëndija vlerësohet nga UEFA për “paraqitjen më të mirë të javës” Futboll Shkëndija vlerësohet nga UEFA për “paraqitjen më të mirë të javës”

Drita është para skuadrave të tjera shqiptare nga kampionati i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Në Shqipëri, renditjen më të mirë e ka Partizani në vendin e 182-të me 7.5 pikë. 

Tri skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, Shkupi dhe Struga, janë larg Dritës po ashtu.

“Kuqezinjtë” e Shkëndijës së Tetovës zënë vendin e 139-të me 10.8 pikë. 

Edhe Drita kontribuon në rritjen e futbollit kosovar Futboll Drita kontribuon në rritjen e futbollit kosovar

Lista e UEFA-s të premten është përditësuar edhe në nivel përfaqësuesesh. 

Kosova është e 36-ta me 13.989 pikë. Shqipëria e 44-ta ma 8.125 pikë.