Futboll

Newcastle siguron Elangan për 64 milionë euro

Anthony Elamga

Newcastle United ka arritur marrëveshje prej 64 milionë euro me Nottingham Forestin për sulmuesin e krahut, Anthony Elanga.

Burime të BBC kanë bërë të ditur se marrëveshja për reprezentuesin e Suedisë pritet të kompletohet këtë javë.

Newcaslte po angazhohet për të shtuar opsionet në sulm, derisa po bëhet gati për kthim në Ligën e Kampionëve.

23-vjeçari Elanga i shënoi gjashtë gola dhe bëri 11 asistime në edicionin e kaluar të Premier Leagues.

Newcastle ende nuk ka shpenzuar para këtë verë. 18-vjeçari spanjoll Antonio Cordero është transferimi i vetëm deri më tani, por ai lëvizi pa dëmshpërblim nga Malaga.