Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi, ka shënuar supergol në barazimin e të rinjve të Stuttgartit në ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës në UEFA Youth League.
Ndeshja e luajtur të mërkurën në Beograd përfundoi baras, 1:1. Supergolin e Bujupit e kanë komentuar edhe mediumet në Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bujupi i Kosovës e ‘theu’ Milosavjleviqin me disa lëvizje dhe goditi saktë për golin e mysafirëve”, shkruan ndër të tjera “sportal.rs”.
Për golin e Bujupit kanë shkruar edhe media tjera serbe. Ndeshja Cërvena Zvezda U19 – Stuttgart U19 i takoi xhiros së pestë të UEFA Youth League. 18-vjeçari Bujupi ka shënuar katër gola në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve për të rinj. Dy gola i ka shënuar Atalantas dhe një gol Juventusit. Bujupi është kapiten i Kosovës U19, ndërsa ka debutuar edhe për ekipin A të “Dardanëve”.