Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bujupi i shënon gol edhe Liverpoolit

Bujupi i shënon gol edhe Liverpoolit

Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi, vazhdon me paraqitje të mira me fanellën e ekipit U19 të Stuttgarit. 

Ai të martën shënoi gol ndaj Liverpoolit U19, në ndeshjen e parë të plejofit të UEFA Youth League.

Bujupi shënoi golin e epërsisë 1:0. Ai golin e epërsisë e shënoi në minutën e tetë, ndërsa pjesa e parë përfundoi baras, 2:2. 

Bujupi nga një gol i ka shënuar Juventusit dhe Cërvena Zvezdës, kurse dy gola shënoi kundër Atalantas. 

Goli i realizuar ndaj Liverpoolit është i pesti në “Championsin” e të rinjve. 

Edhe Bujupi shënon gol dhe kalon tutje në UEFA Youth League Futboll Bujupi shënon gol dhe kalon tutje në UEFA Youth League

Në total, Bujupi ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar shtatë herë në të gjitha garat e edicionit aktual. 

18-vjeçari ishte në bankën e rezervistëve të ekipit të parë të Stuttgartit në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Slovan Bratislavës dhe Paris Saint-Germainit.