Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe përballë në këtë fazë do ta ketë skuadrën rumune FCSB.
Skuadra nga Tetova e eliminoi ekipin nga Uellsi, The New Saints, me rezultatin e përgjithshëm, 2:1, ndërsa FCSB e eliminoi ekipin e Andorrës, Inter d’Escaldes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFCSB-ja fitoi 3:1 në ndeshjen e parë, ndërsa u mposht 2:1 në duelin kthyes.
Paraqitja e kampiones së Maqedonisë së Veriut në të dyja ballafaqimet kualifikuese të Championsit, i ka frikësuar në Rumani.
Në emisionin “Liga Digi Sport” është diskutuar për “kuqezinjtë”.
“Duhet pasur kujdes nga Shkëndija. Mendoj se FCSB-ja nuk duhet t’i lejojë vetes komoditetin që e pati nga ndeshja e fundit. Duhet kujdes. Futbolli maqedonas është rritur. Mendoj se FCSB-ja ka përparësi. Shkëndija duhet ta ketë ditën më të mirë, ndërsa FCSB-ja më të keqen”, ka thënë trajneri i njohur Florin Iacob, shkruan “DigiSport.ro” të mërkurën.
Ndeshja e parë luhet më 22 korrik në Shkup nga ora 20:00, ndërsa ajo kthyese zhvillohet në Bukuresht më 30 korrik nga ora 19:30.