Pronari i klubit kampion të Rumanisë, FCSB, Gigi Becali ka folur sërish për mediat rumune të hënën.
FCSB u eliminua nga Shkëndija e Tetovës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe tani luan me Dritën në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
FCSB ka katër humbje rresht, por Becali tani shprehet më i qetë.
“Nuk ka të bëjë me zgjimin e lojtarëve. Nëse ata nuk do të zgjoheshin, unë do të bërtisja, por kjo është për diçka tjetër, gjëra që ju nuk i kuptoni. Dashuria dhe lutjet e zgjedhin këtë. Djajtë e bënë punën e tyre”, ka thënë Becali të hënën. Deklaratat e tij janë paraqitur nga media të shumta rumune.
“Ndoshta Zoti ka dashur kështu: nuk më ka thënë Ligën e Kampionëve, por më mundëson të fitojmë Ligën e Evropës dhe të luajmë direkt në Champions vitin tjetër”.
Ai ka folur për përkrahjen e madhe që FCSB ka nga tifozët në Bukuresht.
“Nuk brengosem më për rivalët. Ajo që vlen është kualifikimi. Dhe kundërshtari më i dobët na mposhti dy herë. Çka mund të them për kundërshtarët? Është ashtu si është, do të shohim çka do të ndodhë. E kam harruar të kaluarën”, ka theksuar Becali, njëra prej figurave kryesore në futbollin dhe në sportin e Rumanisë.