Futboll

Ndeshjet e Kupës nuk sjellin befasi, favoritët kalojnë tutje

Ballkani

Ndeshjet e raundit 1/16 të Kupës së Kosovës në futboll u mbyllën pa surpriza, pasi skuadrat e Superligës siguruan kalimin në fazën e 1/8-s.

Kampionia Drita fitoi pastër në udhëtim te Besa e Pejës me rezultat 0:3.

Ndërkohë, Ballkani iu hakmor Rilindjes 1974, duke e mposhtur 1:0 në Suharekë. Vitin e kaluar, ekipi i drejtuar nga Faruk Statovci i pat eliminuar portokallinjtë nga Kupa.

Fitore realizuan edhe Dukagjini, Drenica, Prishtina e Re, Gjilani, Llapi, Ferizaj e Malisheva.

Rezultatet:

Dukagjini 3-1 Ramiz Sadiku

Ballkani 1-0 Rilindja 1947

Drenica 1-0 Prizreni

Prishtina e Re 4-1 Lepenci

Gjilani 2-1 Istogu

Besa P 0-3 Drita

Llapi 4-1 Vjosa

Ferizaj 2-0 T. Çanga

Trepça 1-2 Malisheva

Çiftet tjera janë: 

Top Football - Prishtina

2 Korriku – Dinamo 

Flamurtari – Vushtrria

Istogu 03 – Feronikeli 74

KEK-u – Vëllaznimi 

Liria – Suhareka 

Kika – Trepça ’89

Këto ndeshje luhen nesër.