Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë-Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, me 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport-Prishtinë dhe anasjelltas.
Në një postim në Facebook bëhet e ditur se nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Të martën mbrëma Kosova e luan ndeshjen më të rëndësishme të saj.
Në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, Kosova e Turqia vendosin se cila prej tyre do të luajë në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime në qarkullimin e autobusëve sonte
-
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, paralajmërohen bllokime të përkohshme rrugësh
-
Kompanitë e basteve caktojnë kuotat për ndeshjen Kosovë-Turqi
-
Turqia nuk ushtron në Prishtinë
-
Dalin në shitje bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi, për tifozët mysafirë