Federata e Futbollit e Turqisë e ka publikuar programin e përfaqësueses turke për të hënën.
Përfaqësuesja e Turqisë zhvillon stërvitje paradite në qendrën stërvitore të saj, ndërsa më pas udhëton për në Kosovë. Në ora 18:00 është e planifikuar një ecje e lojtarëve në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, kurse në 18:15 është konferenca zyrtare. Në konferencë do të paraqiten selektori Vincenzo Montella dhe një lojtar.
Edhe Kosova po e praktikon që mos të ushtrojë në stadiumin e ndeshjes, një ditë para lojës në udhëtim. Në Bratislavë kishte vetëm ecje në stadium nga lojtarët e Kosovës.
Kosova e Turqia përballen të martën nga ora 20:45 për vend në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Live: Konferenca e Turqisë para ndeshjes me Kosovën
-
Futbollistët e Turqisë arrijnë në “Fadil Vokrri”, priten nga dhjetëra shikues
-
Kosova zhvillon stërvitjen e fundit në vend, nesër udhëtimi për në Pragë
-
Formacionet zyrtare: Kosova - Turqia
-
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, paralajmërohen bllokime të përkohshme rrugësh