Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se sonte priten vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve në kryeqytet.
Sipas njoftimit, këto ndryshime vijnë si pasojë e bllokimit të disa rrugëve për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi.
"Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit", thuhet në njoftim.
Policia njoftoi më herët se me qëllim të lëvizjes së delegacioneve, lehtësimit në qarkullim dhe zhvillimit të ndeshjes, do të këtë bllokime të përkohshme të rrugëve: lokale dhe Nacionale si në vijim rrugët: Tring Ismajli, Agim Ramadani, Eqrem Çabej, Semaforat kryesore, Bulevardi Bill Clinton, Rrethi te Stacioni i Autobusëve, Rruga Hekurudhat, Rruga Tirana (drejt stadiumit), ndërsa gjatë Largimi nga stadiumi drejt aeroportit: Rruga Tirana, Arbëria, rr. Ahmet Krasniqi dhe Autostrada (drejt aeroportit). Rrugë të tjera kanë kufizime të përkohshme në Perimetrin rreth stadiumit, rr. Luan Haradinaj (deri te Ministria e Drejtësisë) dhe rr. Fehmi Agani.
-
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, paralajmërohen bllokime të përkohshme rrugësh
-
Shtohen linjat e autobusëve nga Aeroporti para ndeshjes Kosovë-Turqi
-
Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë
-
Turqia nuk ushtron në Prishtinë