Fenerbahçe nuk ka arritur t’i fitoj pikët e plota të dielën pasdite. Skuadra e Fenerit luajti baras 0:0 me Samsunsporin dhe ka mbetur shumë prapa në garën për titull të kampionit. Galatasaray është në vendin e parë me 22 pikë nga tetë ndeshje, kurse Feneri mbetet në pozitën e katërt me 16 pikë.
Ndeshja i takoi javës së tetë të Superligës së Turqisë, ndërsa për Fenerin ishte barazimi i katërt këtë edicion. Ka edhe katër fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe për Samsunsporin ishte barazimi i katërt. Numëron edhe tri fitore dhe një humbje. E zë vendin e shtatë me 13 pikë.
Samsunsporit iu anulua një gol i Mariusit në minutën e 34-t për shkak të pozitës jashtë loje.
Të dyja skuadrat në mesjavë zhvilluan ndeshje në garat evropiane më saktësisht në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Feneri fitoi 2:1 ndaj Nicet në “Europa League” kurse Samsunspori e mposhti 1:0 Legian e Varshavës në “Conference League”.