Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli i Rrahmanit vlerësohet favorit për titull në Itali

Amir Rrahmani

Napoli i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, vlerësohet favorit për ta fituar titullin edhe në edicionin aktual.

Kështu ka shkruar “Football-Italia” të shtunën, ndërsa ka dhënë edhe disa arsye për një tjetër sukses të skuadrës italiane.

Në Serie A deri në fund të kampanjës kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur.

Napoli është i pari me 77 pikë, tri më shmë se Interi i vendit të dytë.

Të dielën, Napoli e pret Genoan nga ora 20:45, ndërsa Interi ballafaqohet me Torinon në udhëtim, nga ora 18:00.

Në pesë edicionet e fundit në Itali ka pasur katër fitues të ndryshëm. Asnjë skuadër nuk ka arritur që ta mbrojë titullin.

Interi ishte favorit, por lufta në tri fronte i ka lënë prapa “nerazzurrët”.

Edhe Te Napoli përgatiten për festë të madhe Futboll Te Napoli përgatiten për festë të madhe

Interi është në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa në gjysmëfinale të Kupës së Italisë u eliminua nga Milani. Napoli përparësi garën për titull e kishte pas eliminimit të hershëm në 1/8 e finales në Kupën e Italisë, ndërsa nuk ka luajtur fare në kupat evropiane në këtë sezon.

Napoli e fitoi titullin në Serie A pas 33 vjetësh në edicionin 2022-23, kur skuadrën e udhëhiqte Luciano Spalletti.

Do të ishte titulli i katërt në histori nëse triumfojnë sërish në këtë eidcion.