Napoli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit.
Napolitanët të shtunën mbrëma në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Serie A në udhëtim e mposhtën 2:0 Sassuolon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori skocez, Scott McTominay, e realizoi golin e parë në minutën e 17-të.
Golin e fundit e shënoi mesfushori belg, Kevin De Bruyne, në minutën e 57-të.
Ai shënoi në debutim.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te Napoli dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
Te Sassuolo në bankën e rezervistëve ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.
Sassuolo nga minuta e 79-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mesfushori kanadez, Ismael Kone, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.