Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muslija nuk bindi te Freiburgu, pret mundësinë e radhës

Florent Muslija

Florent Muslija nuk ka shfaqur shenja të frustrimit gjatë ditëve të kampit dimëror të Freiburgut. Mesfushori ofensiv duket që është plotësisht i përkushtuar në fushë, ndërsa jashtë saj ofron një lloj relaksimi. Para dhe pas seancave stërvitore, ai zakonisht shihet i buzëqeshur. Janë shenja të qarta të “personazhit shumë, shumë pozitiv”, ndonëse ambiciet personale me të cilat lojtari i përfaqësueses së Kosovës u transferua nga Paderborgni te Freiburgu një vit më parë nuk janë realizuar ende.

Gjashtë muajt e parë të Florent Muslijës u vlerësuan periudhë e përshtatjes te skuadra e Bundesligës. Kishte dhjetë paraqitje si zëvendësues dhe një asistim. Hapi para pritej në edicionin aktual, 2024/2025. Por zhvillimi është në kahe të kundërta, të paktën në letër. Vetëm shtatë paraqitje në Bundesligë, asnjëra prej fillimit dhe pa përfshirje në gola. Rasti i vetëm për të startuar ishte në fillim të dhjetorit në ndeshjen për Kupë ndaj Arminia Bielefeldit. Ai vuri themelet e një humbjeje të turpshme, 3:1, nga skuadra e kategorisë së tretë, me penalltinë e humbur në minutën e 18-të.

“Një ditë për të harruar”, thotë futbollisti i lindur në Achern.

Fakti që portieri i Arminias është dashur thjesht të ndalte gjuajtjen e bërë në mes të golit ishte “qershia mbi tortë”.

“Nuk mendoj se ishte rrezikim i madh. Në fakt është më pak e rrezikshme se të gjuash në krahë, pasi pak portierë ndalen dhe presin. Por natyrisht kishte tjetër ndikim te tifozët, jam i vetëdijshëm për këtë”.

Edhe Nuk është në planet e Freiburgut, por Muslija e synon mbetjen në Bundesligë Futboll Nuk është në planet e Freiburgut, por Muslija e synon mbetjen në Bundesligë

Në tri ndeshjet e fundit kampionale, Muslija nuk fitoi rastin. Nga jashtë, ndryshimi i skuadrës dukej opsion. Por Muslija nuk e mendon largimin.

“Asnjëherë nuk i kam pasur këto mendime. Ndihem i vlerësuar në klub dhe ndihem shumë si në shtëpi në këtë ekip”.

Ai është realist për perspektivën sportive.

“Ekipi është paraqitur mirë. Lojtarët e pozitave ku mund të paraqitem unë kanë luajtur mirë. Ka shumë dallim në cilësi mes Bundesliga 1 dhe Bundesliga 2,  sidomos në këto pozita. Duhet të pres momentin tim dhe më pas të jem gati”, thotë Muslija.

Fakti se ai është profil i ngjashëm me Vincenzo Grifon, golashënuesin më të mirë, nuk e bën të lehtë. Aktualisht Muslija nuk e ka nivelin e Grifos.

“Nuk ka kuptim për mua që të brengosem për atë që mund të ndodhë në gjashtë muajt e ardhshëm. Është sport garues, kështu që gjithnjë duhet të jeni i fokusuar. Dua sukses maksimal me Freiburgun tani dhe në të ardhmen”, thotë Muslija.

Edhe Muslija para një “finaleje” tjetër pas asaj me Kosovën Futboll Muslija para një “finaleje” tjetër pas asaj me Kosovën

Ai mund të kontribuojë në këtë. Duke shfrytëzuar mundësinë e së ardhshmes që i vjen më mirë se mundësinë e kaluar.