Një zhvillim i papritur ka ndodhur te Fenerbahçe gjatë seancës stërvitore.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është detyruar të largohet nga stërvitja me barelë për shkak të një lëndimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi ndjeu dhimbje në muskul gjatë stërvitjes. Ai u largua para kohe nga stërvitja.
32-vjeçari është dërguar në spital për t’i kryer testet e nevojshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
Pasi janë bërë testet mjekësore, Feneri ka njoftuar se Muriqi ka pësuar çarje të pjesshme në pjesën e poshtme të kyçit të këmbës së djathtë. Procesi i rikuperimit ka filluar menjëherë.
Muriqi me Fenerin ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Pas rënies nga kategoria të skuadrës së Mallorcas, Muriqi, vendosi që të kthehej sërish te gjiganti turk.
Feneri pagoi 15 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Kosovës.
Qendërsulmuesi edhe në të kaluarën përgjatë edicionit 2019/20 luajti për Fenerbahçen.