Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, është detyruar ta lërë lojën para kohe të shtunën mbrëma.
Muçi u lëndua në disfatën që e pësoi Beshiktashi në shtëpi nga Bashakshehiri me rezultatin 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 31-të të elitës së futbollit turk.
Muçi u zëvendësua në minutën e 27-të me Joao Marion.
Mediumet turke kanë raportuar se 24-vjeçari Muçi ka një tërheqje muskulore.
Dy golat e Bashakshehirit i realizoi Yusuf Sari në minutën e 62-të dhe të 76-të.
Bashkëlojtari i Muçit te Beshiktashi, Milot Rashica, e kompletoi ndeshjen.
Beshiktashi ka 48 pikë kurse Bashakshehiri ka tri pikë më pak.
Të dyja skuadrat renditen në pjesën e epërme të tabelës.