Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Montella: Do ta përballojmë me sukses presionin

Vincenzo Montella

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella ka thënë se do ta përballojnë presionin me sukses.

 “Do të jetë presion. Ka lojtarë që nuk ishin të lindur kur Turqia luajti për herë të fundit në Botëror. Besoj se do ta përballojmë me sukses presionin”, ka thënë ai.


Montella: Do të jetë finale e madhe

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella ka thënë se ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të jetë finale e madhe.

“Kosova me plot meritë ka ardhur deri këtu. Ka pasur në kontinuitet rezultate pozitive. Besoj se do të jetë finale e madhe”.


Montella: Çfarëdo rezultati të jetë nesër mburrem me këta lojtarë

Edhe Montella thotë se Turqia largohet nga Botërori me kokën lart Botërori 2026 Montella thotë se Turqia largohet nga Botërori me kokën lart

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka përshkruar rrugëtimin e tij në krye të Turqisë. Ai ka thënë se pavarësisht rezultatit ndaj Kosovës do të mburret me lojtarët e tij.

“Jam i lumtur që jam selektor i Turqisë. Kam përkrahjen e presidentit. Kjo e arritur është falë lojtarëve. Të gjitha rezultatet e deritashme janë falë lojtarëve. Çfarëdo rezultati të jetë nesër mburrem me këta lojtarë”.

Lexo përditësimet tjera
Calhanoglu - Motenall

Live: Konferenca e Turqisë para ndeshjes me Kosovën

Seleksionuesi i Turqisë, Vincenzo Montella dhe mesfushori Hakan Çalhanoglu, po mbajnë konferencë për media në stadiumin...