Mario Mitaj është zyrtarizuar te skuadra e elitës së futbollit në Arabinë Saudite, Al Ittihad.
21-vjeçari Mitaj, që është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Shqipërisë, është transferuar në Arabinë Saudite nga skuadra e Lokomotivës së Moskës.
Mbrojtësi i krahut të majtë është huazuar, ndërsa skuadra arabe e ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij.
Tek Al Ittihadi luajnë edhe yjet si Karim Benzema e N’Golo Kante.
Ai do të marrë pagë vjetore prej tre milionë eurove në edicion, kurse për huazimin e tij, Al Ittihadi do të paguajë 1.2 milionë euro.
Në rast të transferimit të plotë të tij në fund të edicionit, Al Ittihadi do t’i paguajë edhe pesë milionë euro.
Edhe
Mitaj kampion në Arabinë Saudite, Al Ittihadi nuk njeh humbje me të
Mitaj karrierën e ka nisur tek AEK-u i Athinës.
Në katër ndeshjet e edicionit aktual me Lokomotivën e Moskës, Mitaj pati dy asistime.