Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, ka ndryshuar skuadër.
Të hënën mbrëma është bërë e ditur se lojtari i krahut të majtë do të vazhdojë karrierën në Arabi Saudite, te skuadra Al Ittihad. Deri më tani Mitaj ishte pjesë e Lokomotiv Moskës në Rusi. 21-vjeçari është prej lojtarëve më të rëndësishëm të kuqezinjve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mediave tiranase ai është huazuar nga Al Ittihadi, që e ka të drejtën e blerjes së kartonit. Tek Al Ittihadi, Mitaj do të luaj me yje si Karim Benzema e N’Golo Kante.
Mitaj do të paguhet 3 milionë euro në vit, ndërsa për huazim Al Ittihadi duhet të paguajë 1,2 milionë euro. Nëse e transferon plotësisht pas një viti, klubi arab duhet të paguaj edhe 5 milionë euro.