Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Al-Ittihadi pritet t’ia vazhdojë kontratën mbrojtësit të Shqipërisë

Mario Mitaj

Mario Mitaj u huazua tek Al-Ittihadi për 1.2 milionë euro nga Lokomotiva e Moskës në shtator të vitit të kaluar. 

Huazimi i tij është i vlefshëm deri në qershor të këtij viti. 

Por, skuadra e elitës së futbollit të Arabisë Saudite e ka opsionin e blerjes përfundimtare të tij. Dhe këtë pritet ta shfrytëzojë në verë, ka shkruar të shtunën mediumi “Africafootunited”. 

Mitaj e ka fituar besimin e trajnerit Laurent Blanc dhe me kërkesë të teknikut francez, 21-vjeçari pritet të mbetet te klubi arab. 

Mitaj, që ka 22 paraqitje me Shqipërinë, ka qenë pjesë e kampionatit rus prej vitit 2022 kur u transferua nga AEK-u i Athinës te Lokomotiva e Moskës për tre milionë euro. 

Ai zhvilloi 49 ndeshje me klubin nga Moska dhe kontribuoi me dy asistime. 

Edhe Mitaj zyrtarizohet tek Al ittihadi Futboll Mitaj zyrtarizohet tek Al ittihadi

Me skuadrën e Al-Ittihadit, Mitaj është paraqitur në 15 ndeshje, në ligë e në Kupë, ndërsa ka kontribuuar me një gol e dy asistime. 

Për transferimin e plotë të Mitajt, klubi rus do të përfitojë 4.3 milionë euro.