Milani shpreson ta bindë Club Bruggen me ofertën e re për mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari.
“Football Italia” ka shkruar të martën se Milani e ka rritur ofertën për Jasharin në 35 milionë euro. Deri më tani ofronte më pak se 30 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Negociatat ndërmjet klubeve kanë nisur prej kohës për lojtarin i cili ka treguar dëshirë për t’iu bashkuar Milanit. Milani është duke pritur përgjigje për Jasharin. Për Jasharin në garë është futur edhe Borussia Dormundi”, shkruan mediumi italian të martën.
Për Jasharin më herët është raportuar se interesim kanë shprehur edhe Manchester City dhe Paris Saint-Germaini.
22-vjeçari iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Me klubin belg ka kontratë deri në vitin 2029.