Ylli botëror i futbollit Lionel Messi, do të jetë pjesë e Argjentinës për ndeshjet e Kupës së Amerikës.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni ka publikuar të hënën listën e 29 lojtarëve të ftuar për Kupën e Amerikës, ndërsa në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Inter Miamit, Lionel Messi.
Argjentina më 10 qershor luan miqësore ndaj Ekuadorit, ndërsa më 14 qershor do ta zhvillojë miqësoren e fundit kundër Guatemalën para Kupës së Amerikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë listën e gjerë, Scaloni ka përfshirë edhe Angel Di Marian. Kupa e Amerikës është ngjarja e parë e madhe për Argjentinën që fitoi Kupën e Botës “Katari 2022”. Argjentina drejtë suksesit madhor ishte udhëhequr në fushë nga Messi. Messi do ta udhëheqë Argjentinën edhe në Kupën e Amerikës.
Scaloni jashtë listës e ka lënë futbollistin e Romës, Paulo Dybala.
Argjentina, e cila hyn në Kupën e Amerikës si kampione në fuqi ndeshjen hapëse do ta ketë kundër Kanadasë më 21 qershor. Argjentina është në Grupin A së bashku me Peunë, Kilin dhe Kanadanë.