A do të kthehet aty ku filloi gjithçka? Lionel Messi nuk e ka mbyllur kurrë derën për një rikthim në Argjentinë, te klubi Newell’s Old Boys në Rosario.
Edhe pse ka kontratë me Inter Miamin deri në vitin 2028, ylli i futbollit mund të kthehet në vendin e tij të lindjes më herët. Kështu ka thënë Juan Manuel Medina, zëvendëspresidenti i klubi argjentinas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po punojmë që Leo të luajë për Newell’s Old Boys në vitin 2027”, tha ai për televizionin lokal “TN”. “Por tani për tani, nuk ka asgjë më shumë për të thënë”.
Kampioni i Botës me Argjentinën nuk do të luajë asnjë ndeshje për Inter Miamin nga janari deri në gusht të vitit 2027. Kjo ia mundëson ekipit Newell’s Old Boys huazimin gjashtëmujor.
“Ka pasur diskutime, çështja është ngritur, por ende nuk është marrë asnjë vendim”, ka shtuar Medina.
Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë luajti për Newell’s Old Boys nga mosha 7 deri 13-vjeçare përpara se të vazhdonte karrierën e tij te Barcelona. Pas largimit nga Barcelona, Messi luajti edhe për PSG-në.