Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mehmeti i lumtur me paraqitjen

Anis Mehmeti

Mesfushori me tipare sulmuese, Anis Mehmeti, ka qenë i lumtur me paraqitjen ndaj Izraelit, ndonëse “kuqezinjtë” u mposhtën 1:0. 

Mehmeti do të luajë në Premier League në edicionin tjetër, pasi e siguroi elitën angleze me Ipsëichin. 

“U ndjeva shumë mirë. Besoj se kemi bërë ndeshje të mirë. Më erdhi pak keq se nuk shënova. Duhej ta kisha bërë. Kur erdhi krosimi nga Hysaj nuk e pashë, erdhi me pak vonesë. Ndoshta duhej të godisja me kokë”, deklaroi Mehmeti, i cili pati edhe detyra defensive. 

“Jam gati, kam punuar për këtë moment. Shpresoj ta jap maksimumin. Është ëndërr të luash në Premier League. Jam i gëzuar dhe jam gati”, theksoi Mehmeti kur u pyet për sezonin e ri në elitën angleze të futbollit.

Lexo përditësimet tjera
al

Shqipëria mposhtet në miqësoren që pak kush e dëshironte

Italiani Rolando Maran ka debutuar me humbje në postin e përzgjedhësit të Shqipërisë në futboll.Të mërkurën...