Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mehmeti i lumtur që po shkëlqen edhe te skuadra e re

anis

Anis Mehmeti

Ylli i ri i Ipswich Townit, Anis Mehmeti, e ka përshkruar fitoren 3:0 ndaj Swansea Cityt si “moment të veçantë”.

Mesfushori me tipare sulmuese realizoi gol dhe asistoi në fitoren 3:0 të Ipswichit ndaj Swansea Cityt, të shtunën. Ndeshja i takoi xhiros së 35-të të kategorisë së dytë angleze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mehmeti e shënoi golin për 1:0, ndërsa asistoi në golin për 3:0. Pati ndikim edhe në golin e dytë dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Në këtë edicion ai i ka 11 gola e tetë asistime. Këtu llogariten edhe golat me Bristol Cityn. Mehmeti iu bashkua Ipswichit nga Bristoli në janar.

“Ishte moment i veçantë. Kam shënuar në Wrexham por në udhëtim, por sot para shikuesve tanë në shtëpi ishte më e veçantë. Gjëja më e rëndësishme është që i morëm pikët e plota. Kjo është loja ime. I bëj vetes presion për të pasur sukses, pavarësisht a është me shënim të golave apo asistime. Edhe në ndeshje të tilla duhet të gjesh rrugë për të ndikuar”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka disa paraqitje me Shqipërinë.