Në edicionin e ardhshëm të elitës angleze të futbollit do të paraqitet edhe një tjetër shqiptar.
Anis Mehmeti me Ipswichin fituan 3:0 të shtunën ndaj QPR-së në kuadër të xhiros së 46-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo fitore ka bërë që Ipswichi ta sigurojë rikthimin direkt në Premier League, nga pozita e dytë.
Ipswichi kishte rënë nga Premier League në sezonin e kaluar, pasi i kishte vetëm katër fitore.
Ipswichi e siguron kthimin në elitën angleze me 84 pikë nga pozita e dytë. Ishte edhe ndeshja e fundit e sezonit.
Coventry është skuadra tjetër e “Championshipit” që e ka siguruar më herët Premier Leaguen.
Vendin tjetër në elitë nëpërmjet plejofit e kërkojnë Hull City, Millwalli, Middlesbrough dhe Southamptoni.
25-vjeçari Mehmeti është mesfushor me tipare sulmuese.
Ai e mbylli edicionin me 11 gola e tetë asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat.
Mehmeti në muajin janar u transferua tek Ipsëichi nga Bristol City. Ai ka luajtur për të rinjtë e Fulhamit, Tottenhamit dhe Norwichit. Ka luajtur më pas edhe për Woodford Town dhe Wycombe.