Rey Manaj e shënoi golin e fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Serbisë.
Manaj e zhvillon karrierën tek Al-Sharjahi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Trajner te kjo skuadër është serbi Milosh Milojeviq.
Mediat në Serbi kanë cituar një deklaratë të Manajt për urimin që mori nga trajneri Milojeviq pas kthimit në skuadër.
Por deklaratës së tij i kanë dhënë kahe negative.
“Provokuesi shqiptar grind serbët: Milojeviqi e ka uruar për golin në Leskovc”, ka shkruar “republika.rs”.
“Manaj e shkatërroi Serbinë, e Milojeviq e përkrahu atë”, shkruan sajti tjetër “hotsport.rs”.
“Shqiptari shkatërroi ‘shqiponjat’, provokoi turpshëm dhe më pas i befasoi të gjithë”, shkruan “kurir.rs”.
“Këtë nuk e ka pritur askush – heroji i Shqipërisë i zbuloi të gjitha, një serb e uroi për golin”, është titulli i “alo.rs”.
Në këtë frymë reaguan edhe mediat tjera serbe.
-
Fitoren ndaj Serbisë, Manaj ua kushton fëmijëve dhe grave të luftës në Kosovë
-
E tha të vërtetën, trajneri serb “sulmohet” nga komentuesit nga Serbia
-
Serbia gjobitet rëndë për shkeljet në ndeshjen me Shqipërinë
-
Gjajiqi nuk po mund ta kalojë dhembjen për humbjen nga Shqipëria: Ishte më shumë se ndeshje
-
Rey Manaj, nga lojtar i fyer në hero të shqiptarëve