Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur rëndë nga FIFA për shkeljet e shumta në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Leskovc.
Muajin e kaluar kuqezinjtë fituan 1:0 me golin e Rey Manajt, kurse serbët fishkëllyen himnin shqiptar dhe bënë fyerje të tjera ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo i ka kushtuar federatës serbe me gjobë prej 87 mijë e 500 franga zvicerane dhe mbyllje të 25 për qind të stadiumit për tifozë, për ndeshjen e ardhshme me Letoninë.
Federata serbe dënohet rregullisht për fyerjet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Pas gjobave milionëshe, federata serbe me vendim të papritur
Federata e Futbollit e Serbisë ka hequr dorë nga përkrahja e organizuar e tifozëve për Serbinë në ndeshjen ndaj Anglisë.
Këtë vendim serbët e morën pas dënimit që morën nga FIFA për shkeljet në ndeshjen me Shqipërinë në Leskovc.
Ndeshja me Anglinë në "Wembley" është vendimtare për vend në plejofin e kualifikimeve për Botërorin 2026.
"Marrë për bazë përvojën e deritashme dhe gjobat milionëshe të paguara jo vetëm për ndeshjet në shtëpi por edhe për ato si mysafir, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do ta marr përgjegjësinë e shitjes së biletave për sektorin mysafir në Wembley, e as përgjegjësinë për sjelljet e tifozëve në ndeshjen me Anglinë", shkruan në njoftimin e federatës serbe.