Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore shumë e rëndësishme e Prishtinës, “ia shuan” shpresat Ballkanit

Prishtina-Ballkani

Prishtina i ka fituar pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.  Prishtina të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” e mposhti kampionin në fuqi, Ballkanin, me rezultatin 1:0.

Prishtina i ka fituar pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” e mposhti kampionin në fuqi, Ballkanin, me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për skuadrën nga kryeqyteti e realizoi Leotrim Kryeziu në minutën e 86-të. 

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Prishtinën pasi i është larguar zonës së barazhit. Prishtina ka 43 pikë në vendin e gjashtë. Dukagjini ka dy pikë më pak një pozitë më poshtë. 

Ndërkaq Ballkani e zë vendin e dytë me 57 pikë dhe i zbehen gjasat për titull. Lidere është Drita me 66 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.  

Edhe Prishtina fiton pas tetë xhirosh Futboll Prishtina fiton pas tetë xhirosh

Deri në fund, janë edhe katër javë.


Prishtina në epërsi

Leotrim Kryeziu e ka kaluar në epërsi Prishtinën ndaj Ballkanit. 

Kryeziu për 1:0 realizoi në minutën e 86-të.


Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Edhe Fitore e madhe e Drenicës ndaj Ballkanit Futboll Fitore e madhe e Drenicës ndaj Ballkanit

Është mbyllur pjesa e parë pa gola në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit. 

Kjo ndeshje i takon javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.