Albion Pllana realizoi supergol në minutën e 90-të për t’ia siguruar Dukagjinit të drejtuar nga Ismet Munishi një pikë kundër Drenicës në Skenderaj.
Ai shënoi me goditje të fortë nga afërsia e 16-të metërshit të ekipit që udhëhiqet nga trajneri Bylbyl Sokoli.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe i takoi javës së pestë të elitës së futbollit kosovar.
Drenica ishte në epërsi me supergolin e Igball Jasharit në minutën e 66-të. Por më pas supergoli i Pllanës, bëri që ndeshja në Skenderaj të mbyllet baras 1:1.
Dukagjini bie në vendin e dytë me dhjetë pikë sa ka edhe liderja Prishtina. Drenica është në vendin e katërt me tetë pikë.
Drenica në epërsi ndaj Dukagjinit
Drenica ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit. Golin e epërsisë 1:0 për Drenicën e shënoi Igball Jashari. Ai e shënoi golin në minutën e 66-të.
Ndeshja Drenica – Dukagjini, po luhet në “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Mbyllet baras pjesa e parë në Skenderaj
Ka përfunduar baras 0:0 pjesa e parë e ndeshjes në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit. Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” dhe i takon xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.