Përveç që shkëlqeu me dy supergola në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt, Kylian Mbappe, sulmuesi i Real Madridit, edhe statistikat në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve i ka të shkëlqyera.
Asnjë futbollist tjetër nuk ka shënuar më shumë gola në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve prej edicionit 2016/17, sesa Kylian Mbappe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe ka realizuar 23 gola në total gjatë kësaj periudhe të “Championsit”.
Ndërkohë, i është afruar me gola edhe lojtarëve që kanë shënuar më së shumti ndaj skuadrës së madhe angleze.
“Francezi është i vetmi lojtar që ka shënuar në të dy ndeshjet e fazës nokaut ndaj Manchester Cityt dy herë”, ka shkruar faqja “Squaëka” në platformën “X”.
Shtatë gola ndaj Cityt i ka Lionel Messi, ndërsa Karim Benzema e Kylian Mbappe i kanë shënuar nga gjashtë gola.