Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mbappe i pakrahasueshëm për gola në fazën nokaut

Mbappe

Kylian Mbappe i Francës tashmë është bindshëm golashënuesi më i mirë në ndeshjet nokaut, përkatësisht të eliminimit direkt, në Kampionate Botërore. Në ndeshjet që duhet të përfundojnë me një fitues, Mbappe i ka 11 gola në dhjetë paraqitje.

Leonidas i Brazilit i kishte shënuar tetë gola në pesë ndeshje të fazës nokaut. Braziliani tjetër, legjenda Ronaldo, i kishte tetë gola në dhjetë paraqitje. Pasojnë Just Fontaine, Vava, Oildrich Nejedly dhe Pele me nga shtatë gola.

Prej lojtarëve që janë ende aktivë, Lionel Messi është i dyti në këtë listë unike me gjashtë gola në 13 ndeshje me eliminim direkt. Messi e ndan vendin e nëntë në listën e përgjithshme.

Në përgjithësi, Mbappe i ka 19 gola në 19 paraqitje në Kampionate Botërore. I pari në listë është Messi me 20 gola, por nga 30 ndeshje. Miroslav Klose i Gjermanisë, që ishte rekordmen para fillimit të këtij Botërori, tani është i treti me 16 gola.