Mesfushori i skuadrës së Thunit që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, Valmir Matoshi, pritet të largohet në drejtim të Serie A të Italisë.
Futbollisti që ka edhe nënshtetësi të Kosovës, pritej që fillimisht të transferohej te Sioni i Superligës së Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, skuadra që sivjet siguroi inkuadrimin në elitën e futbollit italian, Venezia, ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit qendror.
21-vjeçari Matoshi, siç raporton gazeta zvicerane “Blick” të mërkurën, ka arritur marrëveshje me klubin italian.
Transferimi i tij pritet të realizohet për një milionë euro.