Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Riga dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në sulm do të paraqiten kapiteni Rey Manaj, kurse përkrah tij Armando Broja dhe Arbër Hoxha.
Në mesfushë janë Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Krisjtan Asllani, kurse katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Ardian Ismajli, Marash Kumbulla në qendër dhe në krah Ivan Balliu dhe Mario Mitaj. Në portë është Thomas Strakosha.
Shqipëria të shtunën barazoi 0:0 me Serbinë në Tiranë. Manaj, që sot do ta udhëheqë Shqipërinë si kapiten, humbi penallti ndaj Serbisë.

