Shqipëria ka dominuar në fushë. Por nuk ka krijuar shumë dhe në fund mori vetëm një pikë ndaj Letonisë në Riga. Ndeshja e së martës mbrëma përfundoi 1:1.

Në fakt më shumë janë dy pikë të humbura se një e fituar. Kuqezinjtë kanë llogaritur në tri pikë të reja për të vazhduar garën për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, përkatësisht për vendin e dytë në grup që dërgon në plejof. Barazimi në Letoni bën që Shqipëria të jetë mbrapa Serbisë në garën për vendin e dytë. Po të martën mbrëma, Serbia nuk lejoi befasi duke fituar 3:0 ndaj Andorrës.

Lojtarët e Shqipërisë nuk shënuan gol të martën në stadiumin “Skonto”.

Në minutën e 21-të Thomas Strakosha shpëtoi kuqezinjtë, duke pritur penalltinë e Janis Ikaunieks. Penalltia u shkaktua për ndërhyrje të pakujdesshme të Marash Kumbullës.

Në minutën e 29-të, Shqipëria kaloi në epërsi 1:0. Pas një krosimi të Arbër Hoxhës, Rey Manaj bëri presion në mbrojtjen letoneze. Për shkak edhe të ndërhyrjes së dobët të portierit të Letonisë, autogol shënoi kapiteni Antonijs Çernomordijs.

Kur po pritej që pjesa e parë të përfundoi me epërsinë 1:0 të Shqipërisë, letonezët e shënuan golin e barazimit. Sërish realizoi Çernomordijs, por këtë herë në portën e Shqipërisë. Pas një ndërprerje, ai fitoi një duel kërcimi me Ivan Balliun dhe realizoi.

Në pjesën e dytë lojtarët e Shqipërisë ishin vazhdimisht në sulm, por pa rrezikuar shumë seriozisht.

U aktivizuan edhe Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Mirlind Daku e Myrto Uzuni, por pa ia dalë të realizojnë gol.

Sylvinho: Qasja nuk ishte e duhura

1 d. më parë / 10 qer 2025 23:34
Sylivnho

Janë 45 minuta të parë të shpërdoruar. Në 20 minutat e parë nuk ishim në fushë. Është dashur të shkojmë drejt fitores. Kundërshtari është i fortë dhe fizik, por na penalizojë edhe qasja jonë. 

Ka të bëjë me qasjen që kishim në fushë. Nisëm shumë ngadalë. Nuk arritëm të depërtojmë. Nuk është problem formacioni. Në futboll mund të luash me tre sulmues dhe të humbësh 2:0. 

Për Evropian është dashur të sakrifikojmë shumë. Edhe tani duhet të sakrifikojmë shumë për të shpresuar të shkojmë në Botëror.

Zgjedhjet për lojtarët i bëj unë dhe marr përgjegjësi të plotë. Jam i zhgënjyer për 45 minutat e parë me të gjithë 11 lojtarët dhe i kënaqur se si jemi prezantuar në pjesën e dytë. 

Nuk ka të paprekshëm në skuadër. Jemi në rritje dhe nuk ka lojtarë që e ka formacionin e garantuar. 
Skuadra jonë është në rritje. Punojmë shumë, por kemi nevojë për më tepër kohë.

Rey Manaj: Kishte mendime se do të fitojmë lehtë

1 d. më parë / 10 qer 2025 23:21
Manaj

E dinim që ishte ndeshje e vështirë, por njerëzit mendonin se do të fitonim shumë lehtë. Patëm disa raste por nuk i shfrytëzuam. Duhet të kthehemi te fitorja shumë shpejt.

Pas penalltisë nuk kam mundur të flejtë. I marr të gjitha kritikat dhe i pranojë si këshillë.

Kemi lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë të rinj. Të gjithë japin më të mirën. Ne që jemi më me përvojë duhet ta marrim përsipër kontrollin. Në shtator duhet të kthehemi fort pasi është mundësi e mirë për të shkuar në Botëror.

Kristjan Asllani: Jemi shumë të mërzitur, nuk e di pse nuk vjen goli

1 d. më parë / 10 qer 2025 23:15
Kristjan ASllani

Erdhëm për të fituar se e dimë ëndrrën që kemi. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të dobët. Në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë, por ishte shumë vonë për të fituar. 

Të gjitha skuadrat janë të lodhura, ka të bëj me anën mentale, jo fizike. Në pjesën e parë asnjëri nuk ishte i lodhur, por kemi bërë shumë gabime.

Jemi shumë të mërzitur, nuk kemi folur. Jemi në pjesën e dytë, por Serbia ka dy ndeshje më pak. Duhet të fitojmë në shtator tani ndaj Letonisë. 

Nuk e di çka na mungon për golin. Sulmuesit punojnë, ne në mesfushë punojmë. Por nuk e di çka mungon për golin.

Armando Broja: Na munguan të gjitha

1 d. më parë / 10 qer 2025 23:14
broja

Na ka munguar gjithçka sot. Nuk e kemi endur shpejtë topin, jemi vonuar në pasime. Nuk kemi futur shumë topa në zonë, nuk kemi goditur mjaftueshëm. Nuk kemi siguruar korne. 

Goli i tyre na goditi moralin. Këto ndeshje janë të vështira. Nëse nuk shënon një, dy apo tri gola, ndeshja bëhet e vështirë. Ata luajtën që të jetë ndeshje e keqe, me topa të gjatë, faule. Dhe kemi luajtur ashtu sonte.

Trajneri merr vendimet për ekipin. Secili lojtar ka kapacitetin të luajë për 90 minuta. Ndoshta ishim pak të lodhur nga ndeshja me Serbinë, që ishte e vështirë dhe na mori shumë energji. Edhe kjo ndeshje ishte e vështirë. Kundërshtari ishte fizik. Nuk kemi luajtur mirë sot.

Shanse për vendin e dytë ka. Nuk është ekip i keq, është i vështirë. Do të luajë kundër Serbisë. Ne kemi ndeshjen në shtator me Letoninë dhe më pas me Serbinë. Na duhen gjashtë pikë në këto ndeshje.

Grupi nuk është i lehtë fare. Gara është e vështirë, por kemi shanse për vendin e dytë, por edhe vendi i parë nuk ishte i pamundur.

Në këto ndeshje duhet që lëvizim topin më shumë dhe më shpejtë. Të kemi më shumë topa në zonë. Sonte nuk kemi krijuar sa duhet.

Kemi bërë disa skema në stërvitje për të krijuar shanse. E kemi ditur se Letonia do të mbrohet shumë. Letonia i ka bërë probleme edhe Anglisë. Skemat i kemi bërë në stërvitje, por në lojë është shumë më ndryshe. Është dashur të krijojmë shumë më tepër.
 

Thomas Strakosha: Asgjë nuk ka mbaruar

1 d. më parë / 10 qer 2025 23:13
Thomas Strakosha

Normalisht na mungoi goli i dytë. Duhet të ishim më të përqendruar te goli. Këto ekipe kur të shënojnë tërhiqen. Duhet të mbrohemi më mirë, të jemi më të përqendruar.

Duhet të ishim më të vëmendshëm. Nuk duhej të lejonim kaq shumë goditje standarde për kundërshtarin.

Asgjë nuk ka mbaruar. Është e vështirë. Besoj se jemi në rrugë të mirë. Me Serbinë është dashur të fitojmë. Më nuk mund të lëshojmë pikë. Bonusët i humbëm.

Trajneri nuk ishte i lumtur në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë, kemi mbajtur topin. Por ishte edhe vonë.
 

Barazon Letonia

1 d. më parë / 10 qer 2025 21:35
Letonia

Shqipëria është shokuar në fund të pjesës së parë të ndeshjes në Riga ndaj Letonisë. Për 1:1 shënoi Çernomordijs në minutën e katërt shtesë.

Ai kishte shënuar autogol në minutën e 29-të.

Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

VIDEO:

Shqipëria në epërsi

1 d. më parë / 10 qer 2025 21:16
Shqipëria

Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Letonisë.

Goli për 1:0 u shënua në minutën e 29-të. Pas krosimit të Arbër Hoxhës, Rey Manaj bëri presion te mbrojtja letoneze. Dhe autogol shënoi Cernomordijs.

VIDEO:

Strakosha shpëton Shqipërinë

1 d. më parë / 10 qer 2025 21:06
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha ka shpëtuar Shqipërinë në ndeshjen ndaj Letonisë. Në minutën e 21-të ai priti penallti.

Rezultati mbetet 0:0.

VIDEO:

Penallti për Letoninë

1 d. më parë / 10 qer 2025 21:03
Letonia

Letonia ka fituar penallti në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Penalltia u dha në minutën e 18-të për ndërhyrje të Marash Kumbullës.

Manaj si kapiten udhëheq sulmin e Shqipërisë

1 d. më parë / 10 qer 2025 19:34
Rey Manaj

Photo: Associated Press

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Riga dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në sulm do të paraqiten kapiteni Rey Manaj, kurse përkrah tij Armando Broja dhe Arbër Hoxha. 

Në mesfushë janë Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Krisjtan Asllani, kurse katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Ardian Ismajli, Marash Kumbulla në qendër dhe në krah Ivan Balliu dhe Mario Mitaj. Në portë është Thomas Strakosha.

Shqipëria të shtunën barazoi 0:0 me Serbinë në Tiranë. Manaj, që sot do ta udhëheqë Shqipërinë si kapiten, humbi penallti ndaj Serbisë.

 

sh