Futbollisti shqiptar, Ismet Lushaku, e ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Norrkopingut në elitën e futbollit suedez.
Lushaku shënoi në fitoren 4:2 të Norrkopingut kundër Elfsborgut të vëllezërve Arbër e Besfort Zeneli, si dhe Dion Krasniqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori 23-vjeçar realizoi në minutën e 61-të me gjuajtje të saktë për barazimin e rezultatit në 2:2.
Lushaku në qendër të mesfushës e kompletoi ndeshjen e xhiros së pestë te vendësit, kurse Laorent Shabani ishte në bankën rezervë.
Arbër Zeneli u zëvendësua nga Dion Krasniqi në minutën e 78-të, kurse Besfort Zeneli u inkuadrua në minutën e 82-të.
Norrkopingu ka shtatë pikë në pesë ndeshje dhe zë vendin e dhjetë.
Në vendin e 13-të është Elfsborgu me katër pikë.