Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

Lumbardh Dellova

Mbrojtësi i CSKA Sofias, Lumbardh Dellova mund të paraqitet në Superligën e Turqisë nga edicioni i ardhshëm. Interesim për reprezentuesin e Kosovës ka shprehur Rizespori.

Mediumi turk “Takagazete” të dielën ka shkruar se Rizespori është afër arritjes së një marrëveshjeje me CSKA Sofian për Dellovën. Te skuadra bullgare kërkojnë një milion euro për ta liruar Dellovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Rizespori luan edhe sulmuesi kosovar Altin Zeqiri.

Dellova shquhet për pasimet e gjata dhe lojën e mirë në mbrojtje. Ai të premten realizoi supergol për përfaqësuesen e Kosovës në fitoren 5:2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Armenisë.

26-vjeçari Dellova te CSKA Sofia u transferua verën e kaluar nga Ballkani për 350 mijë euro. Me klubin bullgar ka kontratë deri në vitin 2027. Dellova në edicionin e kaluar në 36 ndeshjet e zhvilluara kontribuoi me dy gola dhe dy asistime.